Sado që sot ofrohen aranzhmane nga agjencitë, që kur të shkoni për pushime në det të mos mendoni për asgjë, prap janë disa gjëra që duhet të kujdeseni t’i siguroni vetë, dhe kjo para se të merrni rrugë.
Janë disa gjëra që u duhen dhe nuk ua ofron asnjë hotel, kudo që shkoni. Janë gjëra që duhet t’i keni në çantën tuaj.
Platforma SaKushton ka nxjerr 10 produktet që i duhen çantës suaj të udhëtimeve dhe ua sjell çmimet më të uleta në treg.
Kremë për mbrojtje nga dielli
SPF apo Sun Protection Factor (Faktori i mbrojtjes nga dielli) është një kremë që nuk bën të merret rrugë pa të. Nëse keni fëmijë, atëherë merrni një kremë me SPF 50 apo 50+, por mund të merrni edhe me më pak, duke nisur nga 10. Në tregun online, kremën më të lirë e gjeni në PemaMall. Është e brendit Lirene me SPF mesatare – 30 dhe ka 150 ml, mjaftueshëm për një pushim të gjatë për disa anëtarë. Kushton 6.50 euro. Kremën më të shtrenjtë e gjeni po në PemaMall, është e brendit Nivea me SPF 50, ka 270 ml sasi dhe kushton 18.70 euro. (Për më shumë kliko KËTU)
Syze dielli
Nëse e mbron lëkurën tuaj me kremë, atëherë patjetër se duhet edhe sytë. Në tregun online gjeni disa lloje të syzeve të diellit. Syzet më të lira i gjeni në Gjirafa50. Janë të brendit Art of Polo, për femra dhe kushtojnë 6.15 euro, kurse për meshkuj, më të lirat i gjeni në 75Mall. Janë të brendit Force Free, me lentë polikarboni UV 400 dhe kushtojnë 12.99 euro. Syzet më të shtrenjta në tregun online kushtojnë 99 euro dhe mund t’i porosisni në Gjirafa50. (Për më shumë kliko KËTU)
Kapele
Mbrojtja juaj nga dielli në plazh mund të kompletohet me një kapele. Kapelën më të lirë për fëmijë (meshkuj) e gjeni në Gjirafa50, është me figurën e kaltër e me figurën e heroit të filmave Harry Potter. Kushton 17.50 euro. Për meshkuj, kapela më e lirë, ajo e brendit Reebok, mund të porositet në PemaMall për 18 euro. Është komplet e bardhë, ndërkohë kapela më e lirë për femra mund të porositet në Gjirafa50. Është e brendit Vero Moda dhe kushton 19.99 euro. Kapela më e shtrentë mund të porositet po në Gjirafa50, kushton 29.23 euro dhe është e brendit Under Armor. (Për më shumë kliko KËTU)
Shall plazhi
Për femra, në tregun online gjeni edhe shall plazhi. Iu duhet të mbroheni nga dielli apo të lëvizni në vendet ku nuk doni të shkoni me rroba banjoje? Atëherë zgjidhje e lehtë është shalli i plazhit. Më i liri dhe i vetmi që mund të porositet në të tregun online është ai i brendit Litex në Gjirafa50, për 9.06 euro. (Për më shumë kliko KËTU)
Deodorant
Gjatë verës, mos e kurseni deodorantin. Dhe më i liri në treg mund të blihet për 2 euro, në 75Mall. Është brend japonez Sakura dhe ofrohet me të njëjtin çmim, për femra dhe meshkuj. Deodorantin më të shtrenjtë e gjeni në PemaMall, të brendit Armani. Kushton 59.55 euro dhe është për meshkuj. (Për më shumë kliko KËTU)
Dezinfektues
Sigurisht se edhe do të hani diçka në plazh. E në këtë kohë pandemie, nuk është punë e mençur ta bëni këtë pa i dezinfektuar duart. Dezinfektuesin më të lirë e gjeni në Gjirafa50. Shishja prej 125 ml kushton 0.89 euro. Në këtë dyqan e gjeni edhe dezinfektuesin më të shtrenjtë – 19.36 euro. Është aromatk dhe i brendit Sasderma. (Për më shumë kliko KËTU)
Airpods
Doni të dëgjoni muzikën që keni në telefonin tuaj. Për këtë iu duhen airpods. Më të lilrat i gjeni në PemaMall, 26 euro. Janë të brendit kinez Earldom. Airpodsat më të shtrenjtë i gjeni në Gjirafa50. Janë të brendit Apple dhe kushtojnë 269.5 euro. (Për më shumë kliko KËTU)
Powerbank
Sigurisht se një prej telasheve më të mëdha kur të dilni në plazh është të gjeni vend për të mbushur baterinë e telefonit. Për të shmangur këtë telash, blini një powerbank. Më të lirin e gjeni në PemaMall. Është i brendit Remax, ka kapacitet 5000 mAh dhe kushton 12.60 euro. Powerbanku më i shtrenjtë mund të blihet në Gjirafa50. Është Sandberg Survivor më 30.000 mAh, mjaftueshëm për të mbushur 7-8 bateri të telefonave. Kushton 173.50 euro. (Për më shumë kliko KËTU)
Ujë
Iu duket gjë e imët, por mos harroni ta fusni në çantën tuaj edhe një shishe uji. Më i liri mund të blihet në Gjirafa50. Uji 500 ml i kompanisë Spirit of Drini kushton 0.19 euro. (Për më shumë kliko KËTU)
Libër
Libri është çështje shumë personale dhe nuk mund të ofrohet si diçka “më i liri” apo “më i shtrenjti”. Por ja disa propozime për këtë verë: “Jetë burgu” – Fatos Lubonja; “Republika e ëndërrimtarëve” – Ala al-Asvani; “Stambolli, një ditë dhe një natë. Portret i një qyteti me 24 takime” – Christiane Schlotzer; “Vendimi në Kiev” – Karl Schogel dhe; “Albania in Between” – Hans Peter Jost. Librat i gjeni nëpër librari të ndryshme.