Dhjetë produkte të Xiaomit, më të lirat në treg

30.01.2023

Shperndaje:

Kompania Xiaomi ngadalë po futet në treg dhe po rreshtohet mes gjigantëve të teknologjisë dhe më gjerë. Kjo kompani kineze nuk është se është e koncentruar në një produkt për t’u identifikuar më të, por ofron zgjidhje më të lira për shumë produkte.

Platforma SaKushton ka veçuar dhjetë prej tyre dhe ua ofron çmimet më të lira.

  1. Produkti më i lirë i Xiaomit nëse kërkoni online, është një çantë për laptop. Është rezistente ndaj shiut, ngjyrë hiri e mbyllët dhe mund ta porosisni në 75Mall për 8.90 euro.
  2. Për pak më shumë centë, 8.99 euro, në Aztech mund të porosisni kufjet Xiaomi MI Basic. Ka gjatësi të kabllos 1.2 metra, ka mikrofon dhe kontrollor zëri.
  3. Në 75Mall, gjeni mbushësin për veturë Xiaomi. Nga 14.90 euro mund ta porosisni për 11.90 euro.
  4. Nga Xiaomi gjeni edhe pajisje për fitnes. Për shembull për 16.90 mund ta blini një litar, për ushtrime të këmbëve e duarve, që ka një peshë specifike kur ta tërhiqni. Ofrohet me pesha 5, 10 dhe 14 kg. Sa më shumë kilogramë t’i ketë të përshkruar, më vështirë zgjatet. Këtë pajisje e gjeni në 75Mall.
  5. Në Aztech, gjeni Routerin e Xiaomit për 17.99 euro. Ka katër antena, 2.4 Ghz, 300 Mbps e 64 Mb.
  6. Produkti i gjashtë në këtë listë është rripi i orës Xiaomi. Në Gjirafa50, gjeni rripa të gomës për modelin Redmi Lite 2 me çmim 18.47 euro. Është ngjyrë e gjelbër.
  7. Në 75Mall, gjeni “mousin” me wireless. Është i bardhë dhe kushton 19.90 euro.
  8. Në Gjirafa50, mund të porosisni peshoren Xiaomi. Kushton 28.11 euro dhe është “smart”. Po ashtu, ky është çmim me zbritje, pasi ai i rregullt është 31.02 euro.
  9. Dhe ndoshta, telefonat janë produkti më i njohur i kësaj kompanie. Telefoni më i lirë i Xiaomit mund të blihet në Gjirafa50. Është modeli Redmi 9A dhe kushton 150.49 euro. Ka 2 GB Ram dhe 32 GB memorje për ruajtje. Është me dy kartela.
  10. Edhe me brende të Xiaomit mund të shpenzoni para. Për shembull, kompania ofron edhe skuterë. Skuterin elektrik më të lirë të këtij brendi e gjeni në Neptun. Kushton 499 euro, por nëse e keni kartelën Happy, e merrni për 429 euro. Ka bateri 300 W, shpejtësi maksimale 25 km dhe mund të përshkoni deri në 20 km me një mbushje. Pesha maksimale është 100 kg.

Për të parë më shumë produkte të Xiaomit, kliko KËTU