Ajvari është specilaitet i Ballkanit, ndonëse emri i këtij specialiteti, ka etimologji turke.
Shtetet e Ballkanit, kryesisht ato të ish-Jugosllavisë, bëjnë garë se “i kujt është ajvari si specialitet”.
Gjithsesi, në Kosovë ajvari konsumohet shumë, sidomos ai që punohet nëpër shtëpitë tona e që kushton shumë më shtrenjtë.
E nëse kërkoni ajvar industrial, atëherë ka me dhjetëra lloje. Mjafton një klik në plaftormën SaKushton.
Ajvarin më të lirë e gjeni në 75Mall. Kavanozin me ajvar prej 370 ml të brendit Riviera e blini për 1.25 euro. Në këtë dyqan e blini edhe ajvarin më të shtrenjtë në tregun online. Kavanozin prej 720 ml me ajvar, që specifikohet si i shtëpisë, e blini për 4.5 euro.
Në Maxi, ajvari më i lirë është ai i djegëst në kavanoz prej 680 ml. Është i brendit Fructus dhe kushton 1.89 euro.
Ajvar mund të porosisni edhe në dyqanin online Gjirafa50. Ajvarin e brendit Tiffany në kavanoz prej 320 ml, e blini për 2.92 euro. Ofrohen të dy llojet e ajvarit me të njëjtin çmim – i djegëst dhe i padjegëst.
Për të parë të gjitha llojet e ajvarit dhe çmimet, kliko KËTU