Koha është koha për të folur për një frutë tropikale – ananasin.
Në treg gjeni, pos si të freskët, edhe ananas të konservuar, pastaj lëngje të shumta nga kjo frutë, por edhe jogurt e kremra të ndryshme trupi me bazë ananasin.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Nisim me ananasin e freskët. Në dyqanin Spar, e gjeni kilogramin për 2.29 euro.
E nëse kërkoni ananas të prerë në copa e të konservuar, atëherë në dyqanin Begmart, e gjeni për 1.63 euro. Ka peshë neto 565 gramë.
Gjeni edhe shumë lloje të jogurtëve me copëza ananasi.
Në Begmart, mund të porosisni jogurt të brendit Zott për 0.45 euro.
E për 0.66 euro, mund të blini musli me ananas, po të brendit Zott.
Ka edhe shumë lëngje nga kjo frutë. Më e lira mund të porositet në Begmart. Është e brendit Capri Sun dhe është me pip. Kushton 0.39 euro.
Lëngu më i shtrenjtë, mund të blihet në Spar. Është i brendit Despar, një litër dhe kushton 1.79 euro. Është 100 për qind lëng i nxjerr nga shtrydhja e ananasit.
Tash edhe diçka nga ananasi, por që nuk hahet e as nuk pihet.
Në treg ka edhe lloje të ndryshme të losioneve e kremrave me bazë ananasin.
Më i liri kushton 14 euro dhe është një hydro koncentrat për dush.
E më i shtrenjti ka çmim 28 euro dhe është një krem trupi.
Për të parë më shumë, kliko KËTU