Aparat për espresso – ku e gjeni më së liri

11.02.2022

Shperndaje:

Shumëkush është “i varur” nga kafja, pa një espresso nuk e nis dot ditën. Dhe për të “trajtuar” këtë varësi, asnjëherë nuk ka qenë më e lehtë.

Në treg ka lloj-lloj aparatesh të kafeve, ku me pak investim mund t’ia përgatisni vetes espresson e mëngjesit.

Platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e këtyre aparateve.

Aparati më i lirë për espresso mund të porositet në dyqanin online Gjirafa50. Kushton 91.88 euro dhe është i brendit Blaupunkt. Ka një dozer dhe gypin për vlim të qumështit.

Për 99 euro, aparat të kafes mund të blini edhe në Maxi. Është i brendit kinez Mr Cafe.

Përfundi 100 eurove, aparat gjeni edhe në Aztech. Aparatin e firmës Eletctrolux mund ta porosisni për 99.99 euro. Ka një dozer dhe gypin për vlim të qumështit nëse doni të përgatisni machiato.

Dyqani 75 Mall ofron aparatin e Gornjes me set të filaxhanave të espressos prej xhami me çmim 129.99 euro. Gratis iu vjen edhe 1 kg kafe e brendit Nescaffe Intenso.

Dyqani Neptun ofron aparatin e espressove për kapsula të kafes së njohur Illy. Kushton 199 euro. Ka dy nivele të mbushjes së filxhanit dhe gyp për ngrohje të qumështit.

Në këtë dyqan gjeni edhe aparatin më të shtrenjtë të espressos. Është i brendit Philips dhe kushton 729 euro. Vjen me mulli të integruar.


Për të parë të gjitha llojet e aparatave të kafes, kliko KËTU