Kur flasim për kafenë, atëherë te ne mendja shkon tek ajo turke apo espresso. Por është një edhe më ikonike – Moka.
Kjo kafe italiane është e veçantë, meqë për ta përgatitur duhet lloj i veçantë i kafesë, pra moka dhe duhet edhe aparat apo gjygym i veçantë. Është dy-katësh, ku kafeja hidhet poshtë bashkë me ujin, ndërsa avulli i saj shkon në pjesën e sipërme përmes kanaleve dhe kthehet në lëngë – kafe.
Në tregun online ka disa lloje të këtyre aparateve dhe platforma SaKushton ka analizuar çmimet e tyre.
Aparatin më të lirë e gjeni në GjirafaMall. Është një aparat i brendit Lemart prej çeliku të pandryshkshëm me një dizajn konik elegant, dorëz plastike dhe valvulë sigurie. Ka vëllim për dy filxhanë dhe nga 17 euro, mund ta porosisni me zbritje për 8.70 euro.
Nga brendi Lemart, por me vëllim më të madh, gjeni edhe aparate për 9.90 dhe 10.95 euro, edhe këto me zbritje.
Ka edhe aparate me formën tradicionale, më këndet që e veçojnë.
Aparati më i lirë i tillë kushton 29.90 euro me zbritje. Çmimi i rregullt është 46.13 euro. Është i brendit Bialetti dhe është për dy filxhanë.
Aparati më i shtrenjtë për Moka mund të porositet për 49.49 euro me zbritje. Është dy-ngjyrësh: pjesa e poshtme ka ngjyrë metalike, kurse e sipërmja të zezë. Është po ashtu e brendit Bialetti dhe e gjeni në GjirafaMall.
Për të parë më shumë, kliko KËTU