Është e paimagjinueshme të mendohet një shtëpi pa kafe turke. Është e rrënjosur thellë në kulturën tonë.
Andaj, për ta bërë më të lehtë e më të shpejtë përgatitjen e kafesë turke, në tregun online ka aparate – pajisje speciale.
Nuk janë thjeshtë xhezve elektrike, por aparate me kapak për të mos u derdhur kafeja kur vlon.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Aparatin më të lirë për kafe turke e gjeni në marketin online GjirafaMall. Ka kapacitet 300 ml, pra deri në katër filxhanë mesatarë, sistem alarmi e mbrojtje nga tharja dhe mbinxehja. Është i markës Elit dhe kushton 24.49 euro.
Në e-baa ofrohet një aparat me dy bokalle, është i brendit RAF dhe kushton 29.90 euro.
Aparat për përgatitjen e kafesë turke gjeni edhe në 75Mall. Është i brendit Gorenje dhe kushton 49.90 euro.
Dhe aparati më i shtrenjtë në tregun online për kafe turke mund të porositet në dyqanin Foleja. Është i brendit HiBREW. Ka tregues LED, enë të brendshme inoks dhe fiket automatikisht kur kafeja përgatitet. Kushton 94 euro me zbritje.
Për të parë më shumë, kliko KËTU