Aparat për përgatitjen e kokoshkave – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

main

Aparat për përgatitjen e kokoshkave – ku e gjeni më së liri

29.11.2023

Shperndaje:

Shkojnë me çaj në këto mbrëmje të ftohta, por edhe me ndonjë birrë. Apo thjeshtë vetëm ato për qejf. Bëhet fjalë për kokoshka, që në gjuhën shqipe njihen edhe si pupagjel e aty-këtu edhe si palagaçe apo popcorn, në anglisht.

Mund t’i përgatisni në tenxhere me pak vaj, por për të mos u lodhur e për të mos e pastruar më pas, në treg gjeni aparat të veçantë për përgatitjen e kokoshkave.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Aparatin më të lirë për përgatitjen e kokoshkave e gjeni në Neptun. Është i brendit Fuego, me fuqi nga 1100 vat sa është minimalja deri në 1300 vat. Kushton 21 euro, por nëse e keni kartelën e anëtarësisë Happy, mund ta porosisni për 14.99 euro.

Në këtë dyqan gjeni edhe lloje të tjera, pak më të shtrenjta. Aparati i brendit Ariete kushton 39 euro, por me kartelën e anëtarësisë e merrni për 29.25 euro. Ka fuqi 1100 vat dhe 60 gramë misër i kthen në kokoshka për 2 minuta, pa përdorur vajin.

Aparati më i shtrenjtë i kokoshkave në këtë dyqan është ai i brendit Russell Hobs. Ka fuqi 1200 vat, për deri ne 50 gr misër njëherësh dhe nga 42 euro sa është çmimi i rregullt, me kartelë e merrni për 31.50 euro.

Aparat të kokoshkave gjeni edhe në marketin online 75Mall. Një i brendit Celexon kushton 59.90 euro. Ka fuqi 1200 vat dhe përgatit njëherësh deri në 100 gr misër.

Për të parë më shumë, kliko KËTU