Do flasim për një pajisje që do i gëzohej secili fëmijë po ta kishte në shtëpi.
Në tregun online ofrohen edhe aparate për krijimin e pambuk sheqerit, të tilla çfarë mund t’i blini nëpër sheshe të ndryshme.
Janë aparate të thjeshta dhe ju nevojitet vetëm sheqeri, i bardhë apo me ngjyrë.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Aparatet më të lira për krijimin e pambuk sheqerit i gjeni në dyqanin e-baa. Ofrohen dy lloje, me të njëjtin çmim – 29.90, por ndryshon vetëm ngjyra. Janë të brendit Dsp, kanë fuqi 450 W dhe madhësi 26 x 16 cm.
Në marketin Foleja, aparatin më të lirë për pambuk sheqer mund ta porosisni për 54 euro me zbritje nga 70.60 euro. Është i brendit Ariete dhe me fuqi 500 W.
Një tjetër, po të kësaj marke e ofron për 54.6 euro, po ashtu me zbritje.
E aparat për pambuk sheqer gjeni edhe në GjirafaMall, ku edhe janë më së shtrenjti.
Më i liri kushton 68 euro me zbritje nga 92 euro. Është po ashtu i brendit Ariete, me fuqi 500 W. Ka peshë vetëm 1.25 kg, gjë që ju mundëson ta lëvizni kudo pa problem.
Dhe aparati më i shtrenjtë kushton 88.50 euro, po ashtu prodhim i Ariete.
Për të parë më shumë, kliko KËTU