Aparat për përgatitjen e akullores – ku e gjeni më së liri

10.08.2022

Shperndaje:

Në këtë vapë, gjëja e vetme që kërkon njeriu është pak freski. Dhe kjo freski mund të vijë në mënyra të ndryshme, e një prej tyre është edhe shijimi i akullores, sidomos asaj që përgatitet në shtëpi.

Nëse dëshironi të përgatisni vetë akullore, atëherë ju rekomandohet të blini një aparat për përgatitjen e saj, e i cili shërben edhe për ftohje dhe mbajtje të saj në gjendje të ngrirë për sa kohë të dëshironi.

Në tregun online mund të gjeni disa lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Aparatin më të lirë mund ta porosisni në dyqanin online Gjirafa50. Është i brendit gjerman Clatronic dhe kushton 46.82 euro. Thjeshtë do t’i fusni përbërësit që dëshironi dhe makina vetë do t’i përziejë e më pas ngrijë për kohë shumë të shkurtër.

Aparatin më të shtrenjtë në këtë dyqan e gjeni atë të brendit polak Camry. Kushton 143.61 euro. Kryen të njëjtat funksione.

Aparatin më të shtrenjtë për përgatitjen e akullores në tregun online e gjeni në dyqanin tjetër online 75Mall. Është i brendit slloven Gorenje dhe kushton 169.90 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU