Në këtë të nxehtë, ka diçka që ju freskon dhe që preferohet të konsumohet me bollëk – uji. E po të jetë i ftohtë mjaftueshëm, na bën edhe më mirë.
Në tregun online mund të gjeni e të porosisni aparate të ujit, që ftohin, por sipas nevojës – për ndonjë çaj – edhe që ngrohin.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Më së liri, një aparat që ftoh dhe ngroh ujin, mund ta gjeni në dyqanin online, Gjirafa50.
Është i brendit Bruno dhe ka ngjyrë të zezë e argjendi. Temperatura e ujit të ftohtë sillet mes 6 e 10 gradë Celsius, kurse atij të ngrohtë mes 88 e 95 gradë Celsius. Pra gati në prag të vlimit.
Me zbritje kushton 129.90 euro, derisa çmimi i rregullt është 169.90 euro.
Aparat për ujë të ftohtë e të ngrohtë, gjeni edhe në Neptun. Më i liri është i brendit turk Beko. Kushton 219 euro. Ka kapacitet të ngrohjes 5 litra për orë, kurse të ftohjes 2 litra për orë. Aparati është i bardhë.
Ne Neptun e gjeni edhe aparatin më të shtrenjtë të ujit. Është po ashtu i brendit Beko dhe tërësisht ngjyrë hiri. Kushton 269 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU