Zgjidhje pa fund të atleteve – kërko më të lirat – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Zgjidhje pa fund të atleteve – kërko më të lirat

13.02.2024

Shperndaje:

Moti po përmirësohet dhe është koha që t’i hiqni qafe këpucët e dimrit. Është koha për atlete apo siç edhe njihen në gjuhën e popullit “patika”.

Në tregun online ka zgjidhje pa fund të atleteve të brendeve të ndryshme dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Më të lirat i gjeni në dyqanin Carnival. Janë për femra dhe me zbritje mund t’i porosisni për 7.90 euro. Çmimi i rregullt është 33.90 euro. Dominon ngjyra e bardhë, por ka edhe pak  gjelbër të çelët dhe zi. Për meshkuj, atletet më të lira i gjeni për 9.90 euro me zbritje, nga 35.90 sa ishte çmimi i rregullt. Janë komplet të zeza dhe të brendit Crosby.

Në këtë dyqan gjeni plot 15 lloje të atleteve për më pak se 30 euro një palë.

Në SunaSport, atletet më të lira janë po ashtu për femra.  Janë të Adidasit, modeli Grand Court 2.0. Janë të bardha me tri viza me ngjyra. Kushtojnë 38 euro.

Për meshkuj, në këtë dyqan, më të lirat janë po ashtu të Adidasit, modeli  Tensaur 2.0. Janë bardh e zi dhe kushtojnë 40 euro.

Në Gentli, atletet më të lira janë 39.90 euro, me zbritje, dhe janë për meshkuj. Janë komplet ngjyrë kafe, me bazën poshtë të bardhë dhe të brendit Vagabond. Çmimi i rregullt është 139.90 euro.

Për femra, në këtë dyqan, atletet më të lira janë 64.90 euro nga 129.90. Janë të brendit Steve Madden dhe janë ngjyrë bezhë.

Në OfficeShoes, atletet më të lira janë për meshkuj. Kushtojnë 54 euro me zbritje nga 60. Janë të brendit Skechers, modeli Oal Canyon. Janë të bardha me pak thyerje ngjyrë kaltër të mbyllët.

Për femra, më të lirat janë një palë të Replayt. Nga 100 euro mund t’i porosisni për 90 euro. Ofrohen disa ngjyra, ndër to edhe të bardha dhe kafe.

Shumë atlete gjeni edhe në Intersport. Si për femra ashtu edhe për meshkuj, më të lirat janë të brendit Nike, nga 76 euro. Për femra ofrohet modeli Revolution 7, kurse për meshkuj modeli Defyallday.

Dhe mes shumë zgjidhjeve, atletet më të shtrenjta mund t’i porosisni në OfficeShoes. Janë të brendit Karl Lagerfeld. Janë për femra dhe nga 230 euro sa është çmimi i rregullt, mund t’i blini për 207 euro. Janë të zeza me gurë shkëlqyes.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU