Nëse mendoni se jeni vonë me kohë për të bërë një bakllava shtëpie për festën e Kurban Bajramit, gaboheni. Ka shumë lloje të recetave që ju marrin pak orë kohë për t’i përgatitur. Një të tillë edhe po ua ofrojmë më poshtë.
Përbërësit për bakllava mund t’i gjeni duke kërkuar në platformën SaKushton.
Vezët më të lira i gjeni në MAXI. Një vezë e pulave të fermës kushton 0.12 euro, e nëse doni vezë të pulave të fshatit, në po këtë hipermarket i gjeni për 0.27 euro.
Ju duhet edhe vaj e qumësht. Vajin më të lirë të lulediellit e gjeni në 75Mall. Një litër vaj Zvijezda e gjeni për 3 euro, ndërkohë qumështin më të lirë për litër, e gjeni në Begmart – 0.97 euro.
Miellin më të lirë, që vie në paketim 5 kg, e gjeni në MAXI. Ai Dellino, tip-400, kushton 3.59 euro. Në këtë market e gjeni edhe niseshten më të lirë. Paketimi i EVKO-s 400 gr, kushton 0.89 euro.
Pluhurin për pjekje më së liri e gjeni në dyqanin Dërgesë – 0.15 euro. Në këtë dyqan online i gjeni edhe arrat më së liri. Paketimi 100 gr, kushton 1 euro, sikur që e gjeni edhe gjalpin më së liri – 1.96 euro 250 gr.
Pak përbërës ju duhen edhe për shërbetin e bakllavasë. Sheqer vanilen më së liri e gjeni në Dërgesë – 0.06 euro, kurse sheqerin në Begmart – 1.12 euro për kg.
Ju duhet edhe pak limon për shije dhe atë më së liri e gjeni në Dërgesë. Është limon i athët dhe copa kushton 0.45 euro.
Receta e bakllavasë së shpejtë
Përbërësit:
Sherbeti:
Përgatitja:
Tunden vezët me pirun, shtohet vaji dhe qumështi. Në masën e përzier mirë, shtohet mielli pak nga pak dhe zihet një brumë i butë. Brumi ndahet në 10 pjesë, e pastaj nga çdo pjesë bëhen nga 5 toptha, gjithsej 50 toptha.
Çdo topth hapet sa një pjatë e vogël dhe duke e përmillur me niseshte vihen nga 5 petë njëra mbi tjetrën. Pesë petët e bashkuara hapen dhe hollohen duke i përmillur me niseshte, në një petë të hollë dhe të madhe. Njëlloj veprohet me tërë masën e brumit. Nëse dëshirohet bakllava me petë të radhitura, atëherë petët e holluara vihen në tepsi njëra mbi tjetrën,duke i spërkatur me nga një lugë yndyrë. Pasi të hollohen dhe palosen në tepsi gjysma e petëve, vihen arrat dhe shtrihen nga të gjitha anët njëlloj.
Hollohen edhe gjysma e petëve të tjera në të njëjtën mënyrë dhe vihen mbi arra. Pritet në formë delimash.
Nëse dëshirohet bakllava me petë të mbështjella në role, atëherë pasi të hollohet peta me 5 kuleç, paloset gjer në gjysmë nga të dyja anët, poshtë dhe lartë. I hidhen arrat në mes në formë shiriti dhe mbështillet sikurse roladë, duke e palosur pjesën e lartë përmbi. Bakllava pritet në delima madhësish të dëshiruara dhe me lugë i hidhet gjalpi i shkrirë. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 170 gradë C për t’u pjekur dalëngadalë për 1 orë e gjysmë ose edhe më tepër. Nëse bakllava skuqet mbi që në fillim, ajo mbulohet me letër dhe pjekja vazhdon gjersa të skuqen petët edhe brenda.
Shërbeti: Vlohet uji me sheqer,shtohet ½ limoni i grimcuar dhe lëngu i gjysmë limonit si dhe 1 sheqer vaniljeje. Pasi të largohet shërbeti nga zjarri, shtohet një gotë çaji ujë i ftohtë dhe me shërbet të valë, përvëlohet bakllava e ftohur. Mbulohet gjersa ta pijë shërbetin.