Banane – ku t’i gjeni më së liri

11.10.2021

Shperndaje:

Banania është fruti ndoshta më i dashur për shumicën e njerëzve, por edhe me shumë vlera ushqyese.
Sipas statistikave, njerëzit hanë mesatarisht dy banane në javë, që i bie se me botën që ka rreth 7.5 miliardë banorë, të konsumohen 15 miliardë banane në javë, apo mesatarisht 3-4 miliardë kg.

Në Kosovë i gjeni në çdo market dhe platforma SaKushton ka analizuar çmimet e tyre për kg.
Çmimi standard në tregun e Kosovës për kg është 1.19 euro, por në raste ka edhe më lirë.

Bananet më të lira i gjeni në SuperViva. Një kg kushton 0.85 euro. Në Meridian Express i gjeni për 0.89 euro, kurse në Deppo e Interex për 1.09 euro.
Maxi Market i kapak përfundi çmimit të zakonshëm dhe i blini për 1.15 euro kg, kurse në Albi Market, ETC dhe Viva Fresh Store janë me çmim “standard” – 1.19 euro për kg.