Bateri të ndryshme, njëpërdorimshme dhe që mbushen – ku i gjeni më së liri

12.10.2023

Shperndaje:

Duhen për gjithçka gati. Edhe për lodrat që ua blejmë fëmijëve. Janë këto bateritë pa të cilat nuk punon telepiloti i televizorit, ora e murit e shumë pajisje tjera.

Në treg ka shumë zgjidhje për bateri. Ka edhe bateri që mbushen pas zbrazjes së tyre, e gjeni edhe mbushës për këto lloj baterish.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.

Bateritë më të lira i gjeni në Aztech. Është një e vogël petake, e rrumbullakët me 3 V e brendit Varta dhe kushton 0.69 euro.

Për 1.19 në këtë market gjeni një bateri të madhe kënddrejtë të brendit Toshiba. Ka 9 volt.

E për 1.29 euro mund të gjeni kompletin me katër bateri standarde 1.5 voltësh të brendit Varta.

Në Neptun, më së liri e gjeni kompletin me katër bateri 1.5V të brendit Verbatim. Kompleti kushton 2 euro.

Në 75Mall, kompleti me 8 copë kushton 2.95 euro. Janë të brendit Alkaline.

Në treg gjeni edhe bateri që mbushen pasi të shpenzohen. Në Neptun kompleti me katër copë kushton 6 euro. Janë të brendit Eimill.

Në këto dyqane mund të gjeni edhe aparat për mbushjen e baterive, e që kushton rreth 35 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU