Biberon qetësues – ku e gjeni më së liri

08.08.2022

Shperndaje:

Shpesh thonë se është shpëtim për fëmijët. Fjala është për biberonin mashtrues, që shpesh e gjeni edhe me termin memë mashtruese apo qetësuese.

Në tregun online gjeni disa lloje të biberonëve dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Biberonin më të lirë në tregun online në Kosovë e gjeni në dyqanin Gjirafa50. Është i brendit Nova dhe është prej silikoni. Vjen me ngjyrë të kaltër, është për foshnjat 0 deri në 6 muaj dhe kushton 3 euro. Në po të njëjtin dyqan gjeni edhe për foshnjat nga 6 muaj deri në 18 muaj, po për 3 euro.

Në PemaMall, për 3.99 euro gjeni memë për fruta. Është me vrima dhe në pjesën ku thithë foshnja mund t’i vendosni fruta të grira.

Në 75Mall, memët më të lirë i gjeni për 7.95 euro. Ofrohen ngjyra e dizajne të ndryshme. Janë prej silikoni dhe të përshtatshme për foshnjat nga 0 deri në 6 muaj.

Biberonin mashtrues më të shtrenjtë e gjeni në Gjirafa50. Është i brendit norvegjez Bibs dhe paketimi me dy copë kushton 22.13 euro. Përbëhet prej gomës natyrale hevea. Është gomë organike, gjë që e bën atë plotësisht të sigurt për të vegjlit. Mund të përdoret nga mosha 2 muajshe.

Për të parë më shumë, kliko KËTU