Është koha e detit, e pushimeve. Dhe pa dy gjëra nuk bën të niseni në det: pa para dhe bikini.
Sot do të flasim për vajzat dhe gratë, përkatësisht për rrobat që u duhen për det.
Mund t’i gjeni gjatë kërkimit edhe me fjalët kyç “rroba banjo”, por edhe me “bikini”.
Në tregun online ka zgjidhje pa fund, duke nisur nga pak euro e deri tek ato të brendeve të njohura, që normalisht kushtojnë më shumë.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Bikinit më të lira i gjeni për vajza. Janë të ngjitura dhe të brendit Aqua Speed. Janë kombinim mes vjollcës, rozës dhe të verdhës. Në Foleja i gjeni për 9.8 euro.
Të të njëjtit brend dhe model, por me ngjyra pak më të mbyllura, në GjirafaMall mund t’i porosisni për 19.99 euro.
E për të rritura, në Foleja më së liri i gjeni një palë bikini të brendit Aqua Wave, ngjyrë lejla. Kushtojnë 12 euro.
Pastaj, në 75Mall, më së liri ofrohen një palë bikini për femra. Për 9.95 euro mund t’i blini një palë bikini ngjyrë portokalli. Brendi nuk është specifikuar.
Nëse doni të shpenzoni pak më shumë, ka edhe bikini të brendeve të njohura.
Për shembull, në GjirafaMall, gjeni bikinit Puma, tërësisht të zeza dhe kushtojnë 27.59 euro.
Në Foleja, një palë O’Neill, kushtojnë 36 euro.
Bikinit më të shtrenjta i gjeni po në Foleja. Ato të brendit Helly Hansen, mund t’i porosisni për 85 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU