Bimë sintetike që s’dallon nga e vërteta – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Bimë sintetike që s’dallon nga e vërteta – ku i gjeni më së liri

24.09.2024

Shperndaje:

Ju kujtohet fama e keqe e “luleve të plastikës”? Tashmë, me zhvillimin e teknologjive kjo ka ndryshuar. Në trend janë bimët sintetike, që ngjajnë sikur janë të freskëta – shumë vështirë i dalloni nga bima e vërtetë.

Në tregun online ka shumë zgjidhje, qoftë për hapësira të brendshme e të jashtme e qoftë për akuarium, për shembull.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Më së liri, e gjeni një bimë dekoruese sintetike për akuarium. Mund ta porosisni për 4.75 euro në dyqanin GjirafaMall. Është shumëngjyrëshe.

Në këtë dyqan, për “pak para” gjeni shumë zgjidhje për akuariumin tuaj. Deri në 20 euro, mund të zgjidhni mes 20 e më shumë llojesh.

Bimë sintetike për hapësira të ndryshme gjeni edhe në dyqanin Foleja. Një bimë në vazo të bardhë, 60 cm e lartë, në këtë dyqan mund ta porosisni për 19 euro.

Në Foleja, më shumë gjeni bimë sintetike për hapësira të brendshme dhe të jashtme.

Për shembull për 69 euro me zbritje, nga 109 euro sa është çmimi i rregullt, mund të gjeni një pemë portokalli. Duket identike si e freskët. Vjen me vazo dhe mund “ta mbillni” edhe në oborr, apo ta lini brenda në ndonjë hapësirë me vazo. Për 10 euro më shumë mund të porosisni pemën e limonit.

Bima sintetike më e shtrenjtë mund të porositet po në Foleja. Kushton 379 euro. Është 220 cm e gjatë dhe është për hapësirë të jashtme.

Për të parë më shumë, kliko KËTU