Deri te fundjava ka edhe dy-tri ditë, por është mirë të bëheni qysh tash gati nëse planifikoni të ftoni miqtë dhe të pini birrë.
Në tregun online gjeni shumë lloje të birrave me çmime të ndryshme, por platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e atyre më të lira.
Janë të paktën tetë lloj birrash që mund t’i blini për më pak se 0.80 euro.
Birra më e lirë në treg mund të porositet në dyqanin online Dërgesë. Një shishe birrë të Pejës 0.33 L mund ta blini për 0.69 euro. Vjen në shishe qelqi.
Me të njëjtin çmim, të njëjtin lloj mund ta blini edhe në marketin Spar.
Në Maxi, mund të blini dy lloj birrash për 0.60 euro. Birrën e Pejës në kanaçe 0.33 ml dhe birrën hungareze Estrella Voll Damm 0.33. Kjo e fundit vjen me zbritje nga 1.29 euro.
Në Maxi, për 0.75 euro mund të blini edhe dy lloj birash pa alkool. Birrën e Pejës në kanaçe 0.5 L dhe birrën Bavaria në kanaçe 0.33 L.
Nën 0.80 euro gjeni dy lloj birrash edhe në marketin Spar. Birrën bullgare Staropromen në shishe qelqi 0.33 L dhe birrën e Pejës në kanaçe 0.5 L e gjeni për 0.79 euro.
Për të parë më shumë lloje të birrave kliko KËTU