Birrë Peja apo Prishtina – ku e gjeni më së liri

10.09.2021

Shperndaje:

Në tregun vendor gjeni me qindra lloje të birrave, por prej tyre shumë pak janë vendore. Padyshim më e njohura është birra Peja, e së fundi në treg gjithnjë e më shumë mund të hasni edhe në birra Prishtina.
Platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e birrave vendore në tregun online.

Nëse kërkoni birrë në shishe qelqi 330 ml, atëherë oferta është e madhe, sidomos për brendin nga Peja.


Birrën Peja mund ta bleni për 0.59 euro në hipermarketet ETC, Interex, SuperViva dhe Viva Fresh Store. Pak më shtrenjtë është në Albi Market dhe Meridian Express.


Birrë Peja ju ofron edhe dyqani online Dërgesë, për 0.59 euro shishen.


Ndërkohë birra Prishtina në onlinë ofrohet vetëm nga hipermarketi Maxi. Aty e gjeni për 0.55 euro shishen 330 ml.

Për këto dhe birra të tjera, klikoni KËTU