Blender për smoothie – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Blender për smoothie – ku e gjeni më së liri

11.02.2023

Shperndaje:

Një smoothie në mëngjes, ndoshta është gjëja më e mirë që mund të bëni për shëndetin tuaj. Shumëkush, ndonjë pemë apo perime nuk e ka merak, andaj me përzierjen e tyre në blender, krijoni një lëngë të trashë apo smoothie duke e përshtatur shijen, por edhe pa humbur asnjë vitaminë.

Smoothie ruan të gjitha vitaminat për dallim nga shtrydhja e frytave, pasi mund ta fusni në blender pa e qëruar lëvoren. Po ashtu mund të shtoni edhe ndonjë karrotë, që jo çdo kush mund ta hajë pa e pëzier me diçka.

Andaj, një blender për smoothie, është zgjidhja më e mirë. Dhe shumë prej blenderëve vijnë edhe me gotën e tyre speciale dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Blenderin më të lirë, por edhe më të thjeshtë e gjeni në Gjirafa50. Është i brendit Botti, i zi dhe gotën e ka transparente. Kushton 15.76 euro.

Po në Gjirafa50, për 28.32 euro e gjeni blenderin Noveen. Është i bardhë dhe më shishe transparente. Ka fuqi 3000 W, mjaftueshëm për të bluar çdo gjë për smoothin tuaj, edhe ndonjë farë që mund t’ia shtoni.

Në PemaMall. Blenderi më i lirë është ai i brendit Zilen. Pjesën e poshtme e ka metalike, ndërkohë shishen lart të xhamit. Kushton 32 euro.

Në këtë dyqan gjeni edhe blenderin më të shtrenjtë për smoothie. Blenderi i markes Sencor kushton 184.90 euro. Ka disa operacione që ju mundësojnë të përgatisni shumëçka.

Për më shumë, kliko KËTU