Bluza për meshkuj dhe femra – ku i gjeni më së liri

14.11.2022

Shperndaje:

Nëse ka ardhur i ftohti, mos iu frikësoni bluzave. Pos atyre me mëngë të shkurtra, gjeni edhe shumë lloje me mëngë të gjata e të brendeve të ndryshme.

Natyrisht, nëse kërkoni diçka më kualitet, atëherë ndani të paktën 10 euro.
Dhe bluza më e lirë mbi këtë çmim është ajo në Gjirafa50. Është më mëngë të shkurtëra, e zezë dhe e brendit Jack&jones. Kushton 12.99 euro.

Në PemaMall, për 15.30 euro ofrohen bluza më mëngë të gjata të brendit Hede. Janë me patent, jakë të shkurtëra dhe ofrohen dy ngjyra: e zezë dhe e gjëlbër. Në këtë dyqan gjeni edhe bluza sportive me mëngë të gjata. Ajo e brendit Performance kushton 27.50 euro, kurse ajo Nike 28 euro. Janë njëngjyrëshe – zi dhe kaltër.

Në Intersport gjeni po ashtu bluza sportive. Janë të brendit Under Armour dhe kushtojnë nga 35 euro. Ofrohen disa ngjyra.

Bluzën më të shtrenjtë për meshkuj në tregun online e gjeni në PemaMall. Bluza më mëngë të gjata e brendit Masita kushton 43.50 euro. Vjen ngjyrë e kuqe e kombinuar më të kuqrremtë.

Ka zgjidhje edhe për femrat. Në Gjirafa50 mund të porositni bluzë më mëngë të shkurtëra të brendit Puma me çmim 25 euro. Është komplet e bardhë dhe ka logo të madhe me ngjyrë të zezë. Në këtë dyqan gjeni edhe bluza Nike, Adidas dhe të brendeve të tjera.

Në Gentli, gjeni bluzat më të shtrenjta. Janë ato të brendit Steve Maden, që kushtojnë nga 79.90 euro. Ofrohen ngjyrat: e zezë dhe rozë.

Për të parë më shumë, kliko KËTU