Bojler apo ngrohës uji. E gjeni me të dy termet nëse kërkoni për një tillë në tregun online.
Sot me çdo bojler vjen edhe garancia nga prodhuesi, deri me 5 vjet madje, por ajo vlen vetëm për kazanin, jo edhe për elektrikën që dëmtohet më së shpeshti.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e bojlerave në tregun online dhe më i liri që mund të blihet me kapacitet standard, 80 litra, është mbi 90 euro.
Më i liri mund të porositet në dyqanin online PemaMall. Bojleri me 80 litra i brendit Ecolux, kushton 96 euro me zbritje, ndërkohë që çmimi i rregullt është 120 euro.
Bojler të lirë gjeni edhe në 75Mall. Ai i brendit Gorenje me kapacitet 80 litra kushton 114.95 euro. Ka nxemës 2 kW dhe rregullim elektro-mekanik të temperaturës.
Në Aztech, bojlerin më të lirë me kapacitet 80 litra e gjeni atë të firmës Bosch. Kushton 149.99 euro. Bojleri ka pajisje që e mbron nga mbinxemja dhe valvulë sigurie.
Zgjedhje pafund të bojlerave keni sidomos në dyqanin online Gjirafa50. Më i liri me kapacitet prej 80 litra kushton 187.93 euro. Është i brendit italian Ariston.
Bojleri më i shtrenjtë gjendet po në Gjirafa50. Është i brendit Ariston, modeli Olteas One Net dhe kushton 1.676.06 euro. Me të menaxhohet edhe përmes telefonit.
Për të parë më shumë, kliko këto: Gjirafa50, 75Mall, Aztech, PemaMall