Bokall qelqi – ku e gjeni më së liri

28.09.2023

Shperndaje:

Tryeza pa ujë në të nuk bën të shtrohet. Dhe nëse nuk përdorni ujë të ambalazhuar, atëherë më së miri është të blini një bokall qelqi dhe të shërbeheni nga ai.

Në tregun online ka shumë lloje të bokallëve dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Bokalli më i lirë mund të porositet në Aztech, por është relativisht i vogël – 0.25 L. Kushton 1.99 euro dhe është i brendit Misure.

Bokall me të njëjtin vëllim, por me dorëz, në Aztech e gjeni për 2.99 euro. Pak më të madh – 0.5L, por pa dorëz, e gjeni po ashtu për 2.99 euro.

Në 75Mall, bokalli më i lirë është ai me vëllim 1.6 L dhe me dorëz. Kushton 3.90 euro.

Bokallët kanë grykë të gjerë, por gjeni edhe me kapak dhe me ngjyra të ndryshme të qelqit.

Në Aztech e 75Mall ofrohen disa lloje.

Bokalli më i shtrenjtë mund të porositet në Aztech. Kushton 34.99 euro, është prej xhami, ka dorëz dhe kapak xhami.

Për të parë më shumë, kliko KËTU