Mund të mos jenë edhe aq të famshme sa në të shkuarën, për shkak të mundësive më të mëdha për të zgjedhur, por definitivisht ende janë “in”.
Bonbonet e shijeve të ndryshme, shpesh ua “ndreçin” gojën, por edhe disponimin, falë sheqerit që kanë.
Në tregun online gjeni të llojeve të ndryshme dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Më së shumti zgjidhje gjeni dyqanin online Begmart.
Paketimet në këtë dyqan janë në kënaçe, jo në qese. Dhe janë të brendit të njohur Cavendish & Harvey.
Paketimi më i lirë me peshë 50 gr. kushton 1.27 euro. Ofrohen tri shije. I pari është me shije të frutave të përziera, por ku dominon limoni. I dyti me shije të kafesë dhe, i treti me të qershisë.
Ky brend ofron edhe paketime më të mëdha, si 130 gr, 175 gr e 200 gr.
Për 1.92 euro mund të porosisni bonbone me shijet, si: limon/dredhëz, qershi/lime, karamele të mbushura me çokolladë, mentë, fruta mali, citrus dhe “ice” (akull).
Bonbone gjeni edhe në rrjetin e dyqaneve Spar.
Paketimi i karameleve me lajthi i brendit Toffifee me peshë 125 gr, kushton 2.29 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU