Bredh dhe stoli bredhi – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Bredh dhe stoli bredhi – ku i gjeni më së liri

29.11.2022

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Tashmë është traditë që festat e fundvitit të priten me shtëpi e oborre të dekoruara. E ky dekorim nuk mungon as në ambientet e brendshme, nëse vendosni të blini një bredh dhe stoli për të.

Në tregun online gjeni shumë lloje të bredhave artificial, të stolive e të dritave të ndryshme për të, dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Bredh

Bredhin më të lirë artificial me madhësi relativisht të vogël, 60 cm, e gjeni në Jysk. Ka degë të shpeshta dhe kushton 20 euro. Për pak më shumë para, në Jysk, gjeni bredhin 180 cm të gjatë. Kushton 25 euro.

Në Gjirafa50, bredhin më të lirë e gjeni për 78.40 euro. Është me degë të shpeshta dhe i gjatë 150 cm.

Në këtë dyqan e gjeni edhe bredhin më të shtrenjtë dhe më madh – 210 cm dhe që kushton 83.53 euro.

Stoli

Kur bëhet fjalë për stolitë për bredh, atëherë zgjidhja është shumë më e madhe. Stolitë më të lira i gjeni në Gjirafa50. Seti me gjashtë topa dekorativ, ngjyrë të kuqe me shkëlqim, kushton 0.99 euro.

Në Jysk, kompleti me dy topa në formë të kokës së drerit, kushton 1.20 euro.
Në 75Mall, stolinë më të lirë për bredh e gjeni për 1.47 euro. Është një lloj varëse.

Ndërkohë në PemaMall, mund të gjeni një rreth me degë bredhi për ta ngjitur për shembull në derë të hyrjes. Ka disa topa dekorues, drita dhe kushton 9.99 euro.

Drita

Dritat më të lira për stolisje të bredhit i gjeni në Jysk. Vargu i dritave m10 kushton vetëm 1.50 euro. Është ndriçim LED. Gjeni edhe shumë lloje të dritave dhe me ndriçime të ndryshme. Në Jysk, dritat më të shtrenjta janë ato Markasit me m/2000LED – kushtojnë 90 euro. Janë edhe me kohëmatës.

Për të parë ofertat për bredha dhe për stoli bredhash, kliko KËTU
Për të parë ofertat për drita të bredhit dhe të tjera, kliko KËTU