Shumë prej jush mbase edhe e keni stolisur bredhin për festat e fundvitit. Por ata që nuk e kanë bërë këtë, e nuk e kanë një në shtëpi, atëherë në tregun online ka zgjidhje të shumta.
Po ashtu ka edhe stoli për bredh, figura nga më të ndryshmet.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Më së liri i gjeni natyrisht zbukurimet e bredhit.
Në Jysk, dy figura në formë topi por me brinjë dreri, i gjeni për 1 euro. Për 1.5 euro, mund të porosisni 6 zemra me ngjyra të ndryshme.
Për 1.5 euro, mund të blini edhe tre topa ngjyrë ari. E për 3.60 euro, mund të blini një paketim të tërë me 34 topa të ngjyrave e dizajnëve të ndryshme.
Zbukurime gjeni edhe në 75Mall. Më e lira kushton 1.5 euro. Është një material i palosur në formë qilimi me një fjongo të kuqe.
Nëse jeni duke kërkuar bredhin apo pemën e Vitit të Ri siç mund të haset, atëherë më së liri e gjeni në Jysk. Një bredh i gjatë 48 cm me vazo të saj, kushton 10.40 euro.
Një pak më i madh, 65 cm, po ashtu me vazo me thurje prej fijeve të drurit, kushton 11.50 euro.
Bredhi më i shtrenjtë në Jysk, është i lart 180 cm dhe kushton 64 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU