Bredh, drita e stoli dekorative – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Bredh, drita e stoli dekorative – ku i gjeni më së liri

03.12.2024

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Me afrimin e Vitit të Ri, prej gjërave më të kërkuara sigurisht se janë edhe dekoret për bredh dhe vetë bredhi.

Është traditë në gjithë botën që bredhi të stoliset për Krishtlindje, e në Kosovë më shumë për Vit të Ri.

Në tregun online ka zgjidhje të madhe dhe platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.

Më së liri i gjeni topat dekorativ për bredh. Në GjirafaMall, seti me 6 topa shkëlqyes kushton vetëm 0.33 euro. Gjeni ngjyrë kafe, të kuqe dhe ari.

Në 75Mall, një dekor për bredh i bardh me një fjongo të kuqe kushton 1.23 euro, që është edhe produkti i tillë më i lirë në këtë dyqan online.

Shumë zgjidhje gjeni edhe në InterCklick. Më së liri mund ta porosisni një shtresë të kuqe që rri përfundi bredhit. Copa kushton 4.99 euro. E seti me topa dekorativ më i liri në këtë dyqan kushton 8.99 euro. Seti i ka 18 topa. Ofrohen disa ngjyra.

Në Foleja, ofrohen figura të ndryshme, si babadimri për shembull. Seti me 5 copë kushton 12 euro dhe figurat janë të madhësisë mes 10 e 15 cm.

Nëse kërkoni drita për bredh, atëherë më së liri i gjeni në GjirafaMall. Dritat me gjatësi 10 metra, mund t’i porosisni për 19.49 euro.

Tash pak për ata që duan ta ndërrojnë bredhin. Më të lirin mund ta porosisni në e-baa. Kushton 24.90 euro dhe është 180 cm i gjatë.

Në InterClick të njëjtin e gjeni për vetëm 9 centë më shtrenjtë – pra 24.99 euro.

Në GjirafaMall, bredhi më i lirë mban çmimin 79.99 euro dhe është 115 cm i gjatë.

Për të parë më shumë, kliko KËTU