Sado që lëshimi i mjekrës është shndërruar në një lloj mode, sërish ka shumë që e rruajnë atë. Dhe për këtë, duhet një brisk rroje.
Në tregun online ka shumë lloje, duke nisur nga më të thjeshtit që mund të jenë për një përdorim e deri tek ata më të sofistikuar.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Briskun më të lirë e gjeni në InterClick. Është i brendit Wilkinson dhe një copë kushton 0.65 euro. Është nga ata të thjeshtit.
Në e-baa, mund të porosisni briskun Gillete Blue me 2 tehe. Copa kushton 1.35 euro.
Në GjirafaMall, më së liri i gjeni brisqet Gillete, modeli Venus. Seti me tri copë kushton 5.99 euro.
E në Foleja, brisku më i lirë është një i brendit Philips. Në fakt vetëm tehu kushton 20 euro, baza (bishti) blihet ndaras. Është i teknologjisë së fundit dhe garanton minimumi 50 rroje më të.
Edhe brisku më i shtrenjtë është në Foleja. Është një i “kohëve të vjetra”, i tillë çfarë përdorej apo edhe përdoret ende në berberhane. Është brisk që paloset dhe zhileti ndërrohet sa herë bëni rroje. Kushton 61 euro dhe është i markës Boker Solingen.
Për të parë më shumë, kliko KËTU