Byzylyk, nga punim druri deri tek ata të markave të njohura – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

main

Byzylyk, nga punim druri deri tek ata të markave të njohura

02.07.2024

Shperndaje:

Në njërën dorë orën e në tjetrën byzylykun? Nuk është keq për stil. Plus tash që vishni rroba me mëngë të shkurtra, ju ekspozohen më mirë.

Në tregun online ka zgjidhje pa fund të byzylykëve, duke nisur nga më të thjeshtit, punim druri e deri tek ato të brendeve të njohura si Police apo Diesel.

Platorma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Pra, byzylyku më i lirë është një i punuar me gogla druri dhe bakër, me figurën e Budës në mes. Është elastik dhe në dyqanin online Gjirafa50 e gjeni për 3.25 euro.

Për 5.99 euro me zbritje, në Gjirafa gjeni edhe një byzylyk për fëmijë, ku mund t’i shënoni të dhënat e tij, ndonjë numër telefoni apo edhe diçka tjetër me rëndësi. Njihet si byzylyk identifikues.

Nëse doni pak më shumë stil, atëherë duhet të ndani më shumë para.

Për shembull, për 69.99 euro me zbritje, pasi çmimi i rregullt është 135.25 euro, gjeni byzylykë të brendeve Hugo Boss apo Tommy Hilfiger. I Hugos është nga metali i praruar në ar, kurse i Tommyt nga lëkura, me dizajn unik.

Dhe byzylyku më i shtrenjtë është një i brendit Police. Byzylyku është me ngjyrë kafe me sipërfaqe me shkëlqim, është punuar nga lëkura dhe çeliku i pandryshkur, është 20 cm i gjatë, si dhe mbërthehet me magnet. Me zbritje, nga 89.95 euro mund ta porosisni në Gjirafa50, për 81.99 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU