Çadër kopshti – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Çadër kopshti – ku e gjeni më së liri

01.07.2022

Shperndaje:

Në një stinë të nxehtë si vera, ndonjëherë e gjitha që ju duhet është pak hije. Një çadër kopshti, që mund të vendoset edhë në oborr e ballkon, mund të kryejë shumë punë.

Në tregun online ofrohen disa lloje të çadrave dhe platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Çadrën më të lirë të kopshtit e gjeni në dyqanin online PemaMall. Kushton me zbritje 41.70 euro dhe është e brendit gjerman Fieldmann. Ka ngjyrë krem, me tub alumini dhe material poliester. Pjesën e sipërme e ka të lëvizshme, në mënyrë që të presë në vazhdimësi rrezet e diellit.

Çadër kopshti gjeni edhe në Gjirafa50. Më të lirën në këtë dyqan online mund ta porosisni për 109.76 euro. Është e brendit Saska Garden dhe ka një krahë të zgjatur, që do të thotë se bazën nuk e lëvizni, por vetëm e rrotulloni çadrën sipas nevojës. Është e pajisur me rregullime të lartësisë dhe të pjerrësisë. Hapet me një fiksim, ka 6 brinjë dhe është e papërshkueshme nga uji. Është e punuar nga poliesteri.

Dhe çadrën më të shtrenjtë në të tregun online e gjeni në PemaMall. Është prodhim gjerman, brendi Stela dhe kushton me zbritje 259.90 euro nga 310 euro sa ishte më herët çmimi i rregullt.

Për të parë më shumë oferta dhe specifika, kliko KËTU