Çadër për veturë – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Çadër për veturë – ku e gjeni më së liri

29.06.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Nëse nuk keni garazh, atëherë jeni në telashe me veturën tuaj. Do të “ziheni” nga i nxehti kur të futeni në të në këtë periudhë vere.

Por edhe nëse keni garazh, kur dilni në qytet me të, me jo patjetër do të gjeni një vend me hije për ta parkuar.

Andaj, për ta mbrojtur sado pak vetën nga i nxehti, mund të blini një çadër për veturë dhe posa ta parkoni e hapni në xhamin e përparmë. Është tejet praktike dhe shumë më e lehtë për përdorim sesa foljet që duhet ngjitur në të katër cepat.

Në treg ka disa lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Çadrën më të lirë për mbrojtje nga dielli në veturën tuaj e gjeni në marketin online 75Mall.

Ofrohet me zbritje për 5.90 euro, ndërkohë që çmimi i mëparshëm ishte 9.90 euro, pra vjen me 40 për qind lirim.

Çadër për veturë mund të porosisni edhe në GjirafaMall. Edhe në këtë dyqan online ofrohet me zbritje, nga 12 euro sa ishte çmimi, tash mund të blihet për 9.90 euro. Është praktike dhe pos juve si vozitës, mbron edhe tapicerinë e veturës dhe shkurton kohën për ftohje të ambientit të brendshëm.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU