Çajnik dypjesësh dhe set gota të çajit “rus” – ku i gjeni më së liri

06.06.2023

Shperndaje:

Janë disa teori pse çaji i zi që e pimë në gota të vogla njihet si “çaj rus”. Ajo që dihet është se ky lloj çaji ka origjinën nga India.

E për ta përgatitur këtë lloj çaji, ju duhet një çajnik me dy pjesë ose “gjygym” siç njihet në popull dhe disa gota të vogla me tabaka apo edhe këto siç njohën në popull, “tablla”.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online dhe ua sjell ofertat më të lira.

Çajnikun më të lirë dypjesësh, ku në pjesën lart vihet çaji e në pjesën poshtë uji i ngrohtë, e gjeni në dyqanin online 75Mall. Kompleti kushton 23.90. Ofrohen disa ngjyra dhe është i punuar nga alumini, kurse dorëzat i ka nga bakeliti. Janë të madhësisë së mesme.

Në këtë dyqan, gjeni edhe çajnikun dy pjesësh më të shtrenjtë. Është i punuar nga porcelani, me dizajn të bukur dhe kushton 44.90 euro.

Çajnik dypjesësh gjeni edhe në PemaMall. Është i brendit Zilan, i punuar nga materiali inoks, derisa pjesa e sipërme një pjesë e ka edhe xham. Kushton 40.99 euro.

Pos çajnikëve, ju duhen edhe gotat e vogla të çajit me tabaka.

Setin me 12 copë, bashkë me tabakatë, më së liri e gjeni në 75Mall. Janë pa shumë dizajn, pos pjesës së sipërme, një vijë të hollë, e kanë me ngjyrë ari. Tabakatë i ka të zeza dhe seti kushton 21.90 euro.

Seti më i shtrenjtë, mund të blihet po në këtë dyqan. Vijnë 18 copë, kanë tabakatë prej druri dhe seti kushton 33.90 euro.

Për të parë më shumë çajnik, kliko KËTU – për gota çaji, kliko KËTU