Çajnikë të ndryshëm – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Çajnikë të ndryshëm – ku i gjeni më së liri

06.02.2023

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Në këtë kohë kur viruset sezonale janë në kulmin e tyre, nuk ka më mirë se të përdoret sa më shumë çaji.

Disa ditë më herët kemi shkruar për llojet e çajeve dhe se ku mund t’i gjeni më së liri (tekstin lexojeni KËTU), derisa në këtë tekst, po ua prezantojmë çajnikët.

Çajnikët janë shumë praktikë dhe të shpejtë në përgatitjen e çajeve, kafeve apo edhe për ngrohje të ujit, për çkado qoftë dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Dy çajnikët më të lirë i gjeni në dyqanet online Gjirafa 50 dhe PemaMall me çmim 9.10 euro. Të dy janë çajnikë të brendit Lemart dhe me vëllim të ujit, 1.5 litër. Janë nga xhami dhe me dorëz të plastikës ngjyrë të gjelbër.

Në PemaMall, për 10 centë më shumë gjeni çajnikun e brendit Lamart me vëllim 1 litër, por me kapak dhe dorëz të plastikës ngjyrë e zezë.

Në Gjirafa50 gjeni shumë lloje të çajnikëve. Për 10 euro, mund ta porosisni çajnikun e brendit Lemart. Është nga xhami dhe plastika e qëndrueshme. Në brendësi ka një sitë për të kulluar çajin dhe kafen e bluar. Ka vëllim 1 litër.

Nëse kërkoni çajnik të inoxit, lyer me ngjyrë bakri, në Gjirafa50 dhe PemaMall i gjeni për 15.30 euro. Kanë vëllim prej 2 litra. Kanë edhe bilbil për sinjalizim kur uji ngrohet mjaftueshëm.

Por jo çdokush shikon të blejë më lirë. Ka edhe të tillë që duan kualitet, por edhe të duket bukur çajniku kur qëndron në kuzhinë. Nëse kërkoni një të tillë, e gjeni në Gjirafa50. Është i brendit Fellow Clara French dhe kushton 209.66 euro. Është i zi, me material inoxi brenda dhe me dorëz e kapak prej druri të qëndrueshëm ndaj nxehtësisë.

Për më shumë, kliko KËTU