Nëse keni vendosur t’i bëni ndokujt ndonjë dhuratë, atëherë pos mbështjelljes së saj, ju duhet edhe një paketim i bukur. Për shembull një lloj çante e letrës me dizajn apo edhe një kuti e bukur.
Në tregun online i gjeni të dy llojet dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Për të dy produktet, zgjidhjet më të mëdha i gjeni në dyqanin online Gjirafa50.
Dhe më së liri kushton një çantë letre. Është ngjyrë gjelbër e çelët dhe e markës Trol. Ka dy vegë dhe është mjaftueshëm e madhe për dhurata. Kushton 1.72 euro.
Për 2.54 euro, mund të porosisni një kuti të vogël kartoni me fjongo të kuqe, ku mund të fusni ndonjë unazë apo gjësend të vogël.
Për 2.69 euro, në Gjirafa50 e gjeni një kuti të vogël në formë zemre. Është e brendit Beneto dhe e punuar nga kadifeja. Edhe në të bën të futet ndonjë unazë apo ndonjë gjësend tjetër i vogël.
Dhe më së shtrenjti nga këto gjëra për dhurata, kushton një kuti. Është e vogël dhe e punuar prej druri të zi dhe e lyer me llak. Pjesa e brendshme e kutisë është prej lëkure eko të bardhë. Është shumë e përshtatshme për ruajtjen e një unaze. Kushton 7.49 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU