Nëse keni një laptop, atëherë patjetër se ju duhet edhe një çantë speciale për bartjen e tij – pra çantë laptopi.
Në tregun online gjeni me dhjetëra lloje të këtyre çantave dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Po ashtu, nëse veç vendosni të blini një çantë të tillë, atëherë ndani të paktën 30 euro.
Dhe, çanta më e lirë mbi këtë çmim mund të porositet në dyqanin online PemaMall. Është e brendit Hama, modeli Syscase dhe kushton 32 euro. Ka ngjyrë të zezë, peshon 1.2 kg dhe mund të futet laptopi me ekran deri ne 17.3 inç. Ka dorëz dhe rrip për krah.
Në Gjirafa50, çantën më të lirë për laptop mbi çmimin e përcaktuar e gjeni për 32.5 euro. Është e brendit Acer, zë laptopin me ekran deri në 15.6″ dhe po ashtu ka dorëzen dhe rripin për krah.
Në 75Mall, çantën më të lirë e gjeni për 34.90 euro. Është TSB dhe zë laptop me ekran deri 15.6″. Është e zezë dhe model që vihet në të dy krahët.
Në këto dyqane gjeni lloje pa fund, por çanta më e shtrenjtë mund të porositet në 75Mall. Kushton 139.95 euro, ofrohet në dy ngjyra: gjelbër dhe e zezë. Është e brendit Joolz dhe është model që vihet në të dy krahët. Ka xhepa të bollshëm, material që nuk lejon futjen e ujit në çantë dhe zë laptop me kran deri në 15″.
Për të parë më shumë, kliko KËTU