Çantë plazhi – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Çantë plazhi – ku e gjeni më së liri

11.07.2022

Shperndaje:

Nëse javën e kaluar kemi shkruar se çfarë duhet të ketë një çantë kur merrni rrugën për pushime në det dhe se ku mund t’i gjeni ato produkte më së lilri (Lexo KËTU), këtë herë po shkruajmë për vet çantën.

Në tregun online gjeni disa lloje të çantave dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Çantën më të lirë për ta mbushur me gjëra që ju duhen në plazh, e gjeni në 75Mall. Është me zbritje, nga 13.99 euro në 7 euro. Ka madhësi 38x59x20 cm dhe peshon vetëm 400 gramë.

Për pak më shumë para, në këtë dyqan mund të porosisni çantën Punta. Nga 29 euro, me zbritje vjen 14.5 euro. Është kuq e gjelbër dhe për femra.

Çantë gjeni edhe në dyqanin Gjirafa50. Më të lirën në këtë dyqan online e gjeni për 15.88 euro. Është e brendit polak Spokey, modeli San Remo dhe dallohet për dizajn unik.

Në këtë dyqan gjeni edhe çantën më të shtrenjtë në tregun online. Është po ashtu Spokey, por modeli Acapulco. Kushton 20.56 euro.


Për të parë më shumë, kliko KËTU