Nëse vendosni të përgatisni mish, sidomos të viçit apo të lopës, atëherë para se ta fërgoni është mirë ta rrihni me çekan të mishit.
Përmes goditjeve, mishit i këputen indet yndyrore dhe pasi të piqni në skarë apo tigan, do të jetë i lehtë për t’u kafshuar e përtypur.
Është pajisje e domosdoshme për kuzhinën tuaj dhe nuk kushton shumë.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Çekanin më të lirë e gjeni në dyqanin GjirafaMall. Është i brendit Lemart, 24 cm i gjatë dhe i punuar nga aliazh alumini. Me zbritje, nga 10.67 euro mund ta porosisni për 6.49 euro.
Një tjetër, të po këtij brendi në këtë dyqan, mund ta blini për 9.20 euro.
Çekan për mish gjeni edhe në Foleja. Më i liri është po Lemart dhe kushton 11.50 euro. Pra i njëjti në GjirafaMall mund të blihet me zbritje për 6.49 euro.
Në GjirafaMall, gjeni edhe çekan të brendeve të tjera dhe më të shtrenjtë.
Një i brendit Gefu kushton 55.99 euro. Sipas përshkrimit, është një kombinim i cilësisë së shkëlqyer dhe dizajnit praktik si dhe garanton që mishi i bërxollave do të copëtohet në mënyrë të përsosur fije për fije sa hap e mbyll sytë. Ka dorezë ergonomike dhe ka material çelik inoks me cilësi të lartë.
Po ashtu edhe më i shtrenjti çekan mund të blihet në GjirafaMall. Është i markës Rosle dhe kushton 62.99 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU