Çelës për shishe të birrës dhe të verës – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Çelës për shishe të birrës dhe të verës – ku i gjeni më së liri

16.05.2023

Shperndaje:

Nëse nuk jeni prej pak personave që mund të hapni një birrë me dhëmbë (as mos e provoni), atëherë ju duhet një hapës apo çelës. Po edhe nëse jeni, prap për shishe të verës, ato që janë me tapë, ju duhet një çelës.

Në tregun online gjeni lloje të ndryshme dhe platforma SaKushton ua prezanton çmimet më të lira.

Hapësi më i lirë mund të blihet në Gjirafa50 dhe PemaMall. Është i brendit Lemart dhe shërben vetëm për hapje të shisheve me kapak metali. Kushton 1.90 euro në të dy dyqanet.

Në 75Mall, mund të porosisni çelësin për hapje të shisheve me kapak e që vetë çelësi e ka formën e një kapaku të madh me dizajn. Është i brendit Marvel dhe kushton 2.99 euro.

Në PemaMall mund të porositet çelësi më i lirë për hapje të shisheve me kapak dhe shisheve të verës me tapë. I kryen të dy funksionet, është prej metali, i brendit Lemart dhe kushton 8 euro.

Në Gjirafa50, mund të porosisni po ashtu një çelës “universal” ngjyrë argjendi. Paloset në formë brisku, ka shtizën spirale për nxjerrje të tapave, pjesën për hapje të kapakëve dhe një teh brisku. Kushton 8.48 euro.

Në këtë dyqan gjeni edhe hapës për shishe me kapak në forma të ndryshme, si të kitarës apo biçikletës.

Në Gjirafa50 gjeni edhe hapësin më të shtrenjtë. Në fakt vjen si set, çelësi për hapje të shisheve me kapak dhe tapë si dhe një pjesë tjetër që shërben si tapë, pasi ta hiqni atë të drurit. Është prej çeliku, i brendit Gadget dhe seti me dy pjesë kushton 19.05 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU