Cigaret elektronike janë bërë trend së fundi, me gjithë hulumtimet së fundi se ato janë më të dëmshme se cigaret tradicionale.
Këto cigare përmbajnë nikotinë, por jo edhe katran, andaj në shumë vende të mbyllura edhe lejohen të thithen.
Në tregun online ka shumë lloje dhe me sa më shumë thithje të jetë cigarja, kushton më shtrenjtë.
Cigarja më e lirë elektronike mund të porositet në Gjirafa50. Është Hyppe Max dhe kushton 5 euro. Cigarja është e mbushur paraprakisht me 5 mg/5% kripë nikotine e-lëng, me një volum lëngu 6ml që siguron deri në 2.000 thithje. Kripërat e nikotinës janë një përzierje natyrale e nxjerrë direkt nga gjethet e duhanit. Lëngjet elektronike të bazuara në kripë përthithen në sistemin tuaj më shpejt se lëngu elektronik standard i nikotinës. Është pajisje që nuk rikarikohet dhe nuk rimbushet.
Në këtë dyqan gjeni lloje të ndryshme të cigareve me thithje deri në 5.000 herë.
Një cigare me 5.000 thithje, po e brendit Hyppe, kushton 14 euro. Pajisja karikohet, që ju jep mundësinë ta përdorni për një kohë që ju dëshironi, por nuk mbushet.
Cigarja më e shtrenjtë në këtë dyqan, është një me 4.000 thithje. Kushton 18 euro dhe është e brendit Tako.
Për të parë më shumë, kliko KËTU