Çizme të gjata apo të shkurtra – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Çizme të gjata apo të shkurtra – ku i gjeni më së liri

23.09.2023

Shperndaje:

Ende është kohë e mirë, me shumë diell, por vjeshta është futur dhe me këtë stinë duhen edhe veshmbathje të tjera.

Nuk është herët të shikoni edhe për çizme të gjata apo të shkurtra.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Çizmet më të lira i gjeni për fëmijë, përkatësisht për vajza. Në Gentli, i gjeni çizmet prej gomes ngjyrë rozë e me dizajn të bukur për vetëm 7.90 euro. Janë Ciciban.

Në SunaSport ofrohen çizmet me figurën e Frozen. Kushtojnë 44 euro.

Për të rritur, çizmet më të lira mund të blihen në Carnival. Janë të shkurtra, lëkurë e zezë, brendi Keddo dhe kushtojnë 49.90 euro.

Në Office Shoes, më së liri i gjeni çizmet për fëmijë. Janë për vajza, brendi Skachers dhe kushtojnë 50 euro.

Çizmet më të shtrenjta i gjeni po në Office Shoes. Janë për femra, brendi UGG dhe kushtojnë 240 euro. Janë nga lëkura natyrale, e kafët dhe rezistente ndaj ujit.

Për të parë më shumë, kliko KËTU