Çmimet e broshurave të vikendit në Hipermarkete, kujdes me vajin sasi të ndryshme në shishe të ngjashme

19.02.2021

Shperndaje:

Vaji

E përditësuar 20 shkurt 2021.

Sakushton ka analizuar zbritjet e vikendit për hipemarketet Viva Fresh, ETC, Interex dhe Super Viva të cilat kanë publikuar broshurat e tyre të premtën, 19 shkurt 2021, duke gjetur oferta dhe çmime te ndryshme te këta ofertues. 

Që të tri supermarketet kanë reklamuar zbritje për vaj bimor si produkt bazik mirëpo çmimet janë dhënë për paketime të ndryshme, jo secila shishe është 1 litër, Interex ka shishet prej 850 ml, Viva Fresh prej 905 ndërsa Super Viva ka shishet 1 litërshe. Sakushton ka llogaritur se sa do të ishte çmimi i vajit bimor për litër nëse të trija hipermarketet do të kishin paketime 1 litërshe (nga prodhues/ brende të ndryshme) dhe ka gjetur se në Interex çmimi për litër është EURO 1.23, në ETC çmimi është Euro 1.19 në Viva Fresh Euro 1.11 ndërsa në Super Viva Euro 1.15. 

Sipas broshurës Interex është më i liri për orizin 800 gram me lirim nga 0.95 në 0.79, ndërsa Viva Fresh për këtë produkt sipas broshurës zbritjen e ka nga 0.99 në 0.89, dhe në Super Viva orizi është 0.79. 

Nga produktet tjera të krahasuara, Viva Fresh ka lirim në vezë nga 2.66 në 2.59 për 30 kokra dhe në supen e gjelit Podravka që është liruar nga 0.36 në 0.28, përderisa edhe në Super Viva Supa Podravka është 0.28, supern e gjedhit nga i njejti proshues ETC e shet me çmim 0.35 të zbritur nga çmimi 0.49. 

Via Fresh, INterex dhe ETC edhepse për brende të ndryshme të tri marketet kanë çmim të njejtë të pomfritit të ngrirë që është në shitje për 0.99 euro cent. Sa i përket qumështit të paketuar UHT Interex konkuron me Alpsko për 0.87, Viva Fresh dhe ETC me Dukat për 0.65 ndërsa Super Viva me bitolsko 0.69. 

Sa i përket transparencës Interex ka 6 produkte të ku nuk tregohet sasia apo pesha duke përfshi edhe makaronat, pelenat për të rritur, ngjyren e flokëve si dhe disa lloje ëmbëlsirash. Viva Fresh Store ka nje lloj buke të reklamuar ku nuk tregohet pesha, përderisa Super Viva nuk tregon sasinë për një ngjyrë flokësh dhe Pelenat Active. ETC nuk ka peshën për çajin kamomil dhe bombicat. 

Hipermarketet tjera që monitorohen nga ne nuk kanë publikuar broshurat e tyre. 

Shih linqet e broshurave: Broshura Super VivaBroshura Viva Fresh StoreBroshura Interex, broshura ETC.