Converse me zbritje – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Converse me zbritje – ku i gjeni më së liri

04.04.2024

Shperndaje:

Janë atletet mbase më ikonike e që asnjëherë nuk u del moda. Bëhet fjalë për atletet Converse, të njohura edhe si “allstarka” (All-Stars).

Natyrisht, ato klasike janë të shkurtra, me shtesën e bardhë përfundi dhe materialin, po ashtu të bardhë sipër. Kanë edhe një vijë të kuqe përreth. Por ka edhe më të thella gjata dhe forma e ngjyra të ndryshme.

Me një kërkim të thjeshtë, gjeni dhjetëra lloje në dyqane të ndryshme, si Gentlil, OficceShoes e InterSport dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Më të lirat i gjeni në Gentli. Janë komplet të zeza, janë pak të thella, mbi zogun e këmbës dhe janë unisex, për meshkuj e femra. Me zbritje nga 85 euro, mund t’i porosisni për 24.90 euro.

Në InterSport, gjeni allstarkat të modelit klasik, por me ngjyrë kafe e çelët. Me zbritje nga 70 euro mund t’i merrni për 35 euro.

E në OfficeShoes, allstarkat klasike, të shkurtra e të bardha, mund t’i porosisni për 45 euro.

Në fakt, i gjeni mbi 50 lloje vetëm në këto tri dyqane.

Më të shtrenjtat kushtojnë 130 euro, po në OfficeShoes.

Janë të thella dhe tërësisht me lëkurë. Janë të zeza lart, kurse shtresën e kanë të bardhë e pak të fryrë.

Për të parë më shumë, kliko KËTU