Darë të ndryshme – ku i gjeni më së liri

12.06.2023

Shperndaje:

Mund t’i kërkoni edhe si dana, por emrin e vërtetë e kanë darë. Dhe në treg ka lloje të ndryshme të darëve, si për shembull, për rrymë, për tel, për ujë, për qeramikë, darë pincetë, darë të gjata e të tjera.

Platforma SaKushton ka krahasuar çmimet dhe ua prezanton ofertat më të lira.

Darët më të lira i gjeni në PemaMall. Për 1.70 euro mund t’i porosisni darët pincetë të brendit Top Tools. E për 2 euro, gjeni disa lloje të darëve në këtë dyqan, si darë me majë të gjatë, darë për rrymë apo edhe darë për prerjen e telave të rrymës. Janë të brendit Topex.

Po në PemaMall i gjeni më së liri edhe darët për tela, ato që shërbejnë për lidhjen e armaturave. Janë të brendit Top Tools dhe kushtojnë 2.90 euro.

Po ashtu, për 3.29 në këtë dyqan gjeni darë me rregullim, pra që ia hapni “gojën” varësisht se sa ju duhet. Për 7.50 euro, në PemaMall mund t’i porosisni darët për qeramikë. Janë të brendit NEO.

Në Gjirafa50, i gjeni darët standarde të brendit Proline dhe kushtojnë 7.36 euro.

Në këtë dyqan, gjeni edhe darë për zhveshjen e telave të rrymës. Janë të brendit Topex dhe kushtojnë 9 euro.

Në Gjirafa50, mund t’i  porosisni edhe darët e ujit më së liri. Pra ato darë që shërbejnë për punë në hidro. Janë të brendit Dedra, 25 cm të gjata dhe kushtojnë 14.31 euro.

Në ofertë keni edhe darë për prerje të gypave, darë për konektorë dhe darë shumëfunksionale. Këto lloje darësh janë edhe më të shtrenjtat, pasi përfshijnë brisk, kaçavidë, sharrë të vogël e shumëçka tjetër. Më të lirat janë 55.81 euro, kurse më të shtrenjtat 133.94 euro. Të dyja janë të brendit Gerber.

Për të parë më shumë, kliko KËTU