Nëse për diçka ka zgjidhje në tregun online, atëherë kjo ka të bëjë me dekorin e mureve. Dhe kur flasim për dekor të mureve nuk mendojmë vetëm për ndonjë pikturë apo orë.
Ka shumëçka që mund të dekoroni murin tuaj dhe zgjidhje gjeni në disa dyqane.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar këto produkte dhe çmimet e tyre.
Dekorin e murit më të lirin e gjeni 75Mall. Bëhet fjalë për një raft në formë 6 këndore, ofrohet në disa ngjyra dhe copa kushton 1.45 euro.
Në këtë dyqan ndër dekoret më interesante gjeni edhe disa shtëpiza me ballë të hapur, ku mund të futet ndonjë qenush apo kukull e vogël. Copa kushton 1.95 euro. Gjeni edhe një orë Ikea, ngjyrë qumështi në formë të rrumbullakët që kushton 4.2 euro.
Në GjirafaMall, dekori më i lirë i murit kushton 9.95 euro. Është një zemër e varur në një tel që po ashtu ka formën e zemrës. Është metal, ngjyrë e zezë.
Pastaj në këtë market, për 19.95 euro gjeni gjethe palme. E për 39.95 euro, gjeni një dru shumë të veçantë në formë lopate, por i dizajnuar.
Dekori më i shtrenjtë i murit në këtë market kushton 209.95 euro. Është një me dimensione 90 x 90 cm dhe punimi ka 9 rrathë, gjysma ngjyrë druri e gjysma e zezë.
Dekor gjeni edhe në Foleja. Për 13 euro mund të porosisni një gjysmë hënë me tre yje. Mund të kapen në mur, por edhe të varen në tavan.
Në Foleja gjeni edhe dekorin më të shtrenjtë për mur. Është një kornizë 100 x 100 cm me figura prej druri të lundruar. Kushton 277 euro.
Zgjidhje interesante për dekor muri ka edhe në e-baa. Më së liri kushton një set me dy korniza, e në të ka gjethe të punuara nga metali. Seti kushton 39.90 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU