Tashmë depilimi nuk është më çështje gjinish. Një depilator duhet ta ketë çdo shtëpi.
Dhe në tregun online gjeni lloje të shumta e ndryshme të depilatorëve. Pos atyre të thjeshtë, mund të gjeni edhe depilator me laser.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Depilatorin më të lirë e gjeni në Aztech. Mund ta porosisni online apo ta blini në dyqane, duke shkuar fizikisht. Është i brendit Esperanza dhe kushton 14.99 euro.
Në këtë dyqan, për këtë çmim apo edhe pak më shtrenjtë, gjeni edhe shumë lloje të tjera.
Në Neptun, për 39 euro gjeni depilatorin e brendit të njohur Braun. Ka 20 disqe dhe punon me rrymë.
Nga depilatorët me disqe, më i shtrenjti mund të blihet në Neptun. Është i brendit Philips dhe kushton 175 euro. Është pa kabllo, me një mbushje 2-orëshe mund ta përdorni 40 minuta. Bashkë me pajisjen vijnë edhe disa koka të tjera.
Po ashtu gjeni edhe depilator me laser. Më i liri mund të porositet në Neptun, 379 euro dhe është i brendit Philips, modeli SC 1994. Në Aztech, modeli SC 1997 kushton 389 euro. Ka filtër të integruar UV, mbi 250 mijë impulse të dritës dhe garantohet heqja e qimeve në masën 85 për qind pas tri tretmaneve.
Për më shumë, kliko KËTU