Nëse keni arritur që të bëheni me banesë apo shtëpi duke shpenzuar mijëra e mijëra euro, atëherë është mirë të ndani edhe pak euro e të blini një detektor tymi.
Pajisja ju ndihmon që të zbuloni se shtëpinë e keni në rrezik para se të shpërthejë zjarri. Normalisht, detekton edhe tymin e duhanit.
Në tregun online ka shumë lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Detektorin më të lirë të tymit e gjeni në marketin Foleja. Është i brendit Orno dhe me zbritje kushton 28 euro. Sipas prodhuesit, është pajisje e besueshme për zbulimin e tymit dhe funksionon me furnizim me energji prej 9V DC.
Për të njëjtin çmim, në Foleja mund të porosisni edhe detektorë Firesco.
E në Gjirafa50, detektori më i lirë kushton 29.50 euro, po ashtu me zbritje 25 për qind. Detektori është i pajisur edhe me një buton “test” për të verifikuar funksionimin e saktë të pajisjes si dhe me butonin “hush” për të ndërprerë mesazhin në rast të një alarmi të rremë. Pajisja mundësohet nga bateria me litium, 9V.
Detektor gjeni edhe në GjirafaMall. Më i liri që ofrohet është ai i brendit Abus. Kushton 41.49 euro.
Në këto dyqane online, në fakt gjeni shumë zgjidhje. Dhe detektori më i shtrenjtë mund të porositet në Gjirafa50. Është i brendit Natamo Smart dhe kushton 117.50 euro. Meqë është pajisje e mençur mund ta lidhni me celular dhe në rast të rrezikut, do të merrni sinjalin në kohë, kudo që jeni.
Për të parë më shumë, kliko KËTU