Xhamat mund t’i pastroni me çdo lloj detergjenti, por nuk ka më mirë se me atë që është i veçantë për të.
Me detergjentin e posaçëm. Xhamat shkëlqejnë, por edhe pastrohen lehtë. Njëjtë vlen edhe për pllakat e qeramikës dhe për laminatin apo parketin.
Në tregun online janë disa lloje të këtyre detergjentëve dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Nisim me xhamat.
Detergjentin e lëngshëm, më të lirin për pastrim të xhamave e gjeni në rrjetin e dyqaneve Spar.
Është i brendit Fresh, shishja ka vëllim 750 ml dhe kushton 1.09 euro.
Në këtë dyqan, gjeni edhe detergjentin Arf. Ka po ashtu 750 ml vëllim dhe kushton 1.99 euro.
Detergjent për pastrim të xhamave ka edhe në dyqanin online Begmart. Janë të gjithë të brendit Ajax me vëllim 750 ml. Të gjithë kushtojnë nga 2.49 euro, por janë me aroma dhe ngjyra të ndryshme.
Për të parë më shumë për xhamat, kliko KËTU
Ka edhe për pllaka e laminat.
Për pllaka, detergjenti më i lirë mund të blihet në Spar. Shishja me 750 ml dhe e brendit Fresh, kushton 1.09 euro. Ofrohen disa lloje.
Edhe për laminat, në Spar gjeni detergjentin më të lirë. Shishja ka vëllim 1L, është e markës Fresh dhe kushton 1.79 euro. E më i shtrenjti, është i brendit të njohur Ajax dhe kushton 2.89 euro.
Për të parë më shumë për pllakat dhe laminatin, kliko KËTU