10 detergjentët më të lirë për enë, duke filluar nga 0.69 € – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

10 detergjentët më të lirë për enë, duke filluar nga 0.69 €

23.09.2022

Shperndaje:

Shumë prej produkteve janë shtrenjtuar edhe me 100 për qind, por janë disa që mund të blihen ende me “çmimin e vjetër”.

E një prej këtyre produkteve është edhe detergjenti për enë.

Në treg, sot gjeni detergjent të lëngshëm të enëve edhe për 0.69 euro dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.

E detergjenti më i lirë prej 0.69 euro mund të porositet në Maxi. Bëhet fjalë për shishe 900 ml dhe është i brendit Elax me aromë shege.

Në këtë market, për të njëjtin çmim mund të blini edhe detergjent me aromë molle të gjelbër.

Ai me aromë të limonit kushton pak më shtrenjtë – 0.75 euro.

Në Spar, detergjenti më i lirë është ai i brendit Splendid. Shishja 0.5 L me aromë të limonit kushton 0.89 euro.

Në dyqanin online Dërgesë, gjeni detergjente me aroma të ndryshme të brendit Fresh për 1.19 euro. Vijnë në shishe 920 ml.

Në këtë dyqan gjeni edhe detergjentin e njohur Fairy. Shishja 800 ml me aromë limoni, kushton 2.55 euro.

Detergjente gjeni edhe në dyqanin online Gjirafa50 dhe me këto përmbyllet 10-shja e detergjentëve më të lirë në tregun online.

Detergjenti Winny’s Patti me aromë limoni dhe në shishe 0.5 L kushton 2.82 euro.

Për 3.03 euro, në këtë dyqan gjeni detergjentin Cif në shishe 450 ml, ndërkohë dy detergjentët më të shtrenjtë janë ai: Winny’s brillantante në shishe 250 ml (3.08 euro) dhe ai, Forsch 500 ml (3.58 euro).