Dorëza fitnesi – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Dorëza fitnesi – ku i gjeni më së liri

08.10.2024

Shperndaje:

Nëse jeni adhurues i fitnesit, dhe sot çdo ditë e më shumë po ka të tillë, atëherë kujdesuni që t’i keni pajisjet minimale.

Një prej tyre janë edhe dorëzat e fitnesit për të ruajtur lëkurën e duarve kur ngrini pesha të mëdha.

Në tregun online gjeni shumë zgjidhje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Dorëzat më të lira të fitnesit i gjeni në dyqanin online Foleja. Janë të brendit Yakimasport dhe janë kryesisht të zeza me pak rozë për femra dhe kaltër për meshkuj. Një palë kushtojnë 5 euro.

Më pas, në E-baa gjeni dorëzat më të lira. Janë të brendit Jingba dhe një palë kushtojnë 9.99 euro.

Dorëza gjeni edhe në 75Mall. Janë të brendit Ring RX dhe kushtojnë 11.99 euro.

Në GjirafaMall, dorëzat më të lira kushtojnë 19.49 euro me zbritje, nga 24.64 euro sa është çmimi i rregullt. Janë të brendit Allright dhe të madhësisë XL.

Dhe dorëzat më të shtrenjta i gjeni në Foleja. Janë të markës Nike dhe për femra. Janë komplet të zeza dhe kushtojnë 37 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU